Kemi 130 mije vende pune, kërkojmë të marrim…

0
189

Na lini të marrim në punë sa më shumë emigrantë”.

Ky është apeli që restorantet dhe hotelet franceze i drejtojnë qeverisë së drejtuar nga Edouard Philippe për të lehtësuar procedurat dhënien e kontratave të punës për emigrantet jo të rregullt që aktualisht qëndrojnë në France në pritje të procedurave të azilit ose edhe për ata që kërkojnë të vijnë nga vende të tjera.

Sipas të dhënave të publikuara nga Didier Chener, president i Grupit kombëtar të hotelerisë dhe restoranteve, aktualisht janë më shumë se 130 mijë vende pune të lira në këtë sector të rëndësishëm në ekonomisë franceze duke marrë në konsideratë edhe faktin që Franca është një vend me një turizëm të zhvilluar.

Sipas mediave franceze, aktualisht ka bisedime mes qeverisë dhe këtij grupi që përfaqëson sektorin e hoteleri-turizmit për të lehtësuar në maksimum marrjen e kontratave të punës nga emigrantet në këtë vend, kryesisht ata që kanë kërkuar azil.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here