Kohët e fundit po artikulohet si opsion eventual zgjidhjeje një shkëmbim territoresh, apo sikurse e quan presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në intervista për mediat, një korrigjim i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Diplomati Tomor Alizoti i ftuar në Fax News u shpreh se deklaratat e Thaçit janë tërësisht diletante dhe se kjo është një paaftësi totale e tij si politikan.
“Kjo është paaftësi totale e Thaçit. Serbia e ka kuptuar se e ka humbur tërësisht Kosovën dhe Serbia del e fituar duke marrë Mitrovicën. Kosova del e humbur në këtë rast. Në këto gjëra kaq serioze dhe delikate gjenden dhe njerëz kaq diletant. Këto janë gjëra shumë delikate. Nëse një president i një vendi të vogël siç është Kosova hedh nje tezë të tillë për kembim territoresh, shkakton probleme mjaft serioze në politikën botërore. Këta poltikanë duke bërë gafa të brendshme, brenda vendit, në arenën Botërore thënie të tilla lënë pasoja të mëdha. Është shteti më i ri në botë i njohur dhe presidenti i saj thotë bëjmë shkembime territoresh!?
Është komunikatë tërësisht serbe. Mitrovica është zona më e pasur e territorit. Unë mendoj se kjo është një sjellje delirante dhe e papërgjshme e Thaçit. Pse Vuçiç nuk e bën këtë gjë?!
Vuçiç është një poltikan profesionist. Këtu del i paaftë Thaçi i cili është një poltikan i paafatë dhe i pakujdeshëm. Duket sikur po bën të njëtën gjë si Rama, deklaratat në arenën e madhe botërore duhet të bëjnë kujdes pasi deklarata të tilla kanë pasoja. Tani Thaçi ka filluar të shfajësojë deklaratat që ka bërë.
E shikoni të gjithë se kjo është një paaftësi totale dhe një lojë që mund të kurdisë secili nga diletantizmi i zotërisë. Kjo i shkon për shtat vetëm Serbisë. Të hedhësh një tezë të tillë, nuk duhet dhe askush nuk e ka tagrin askush të negociojë gjëra të tilla madhore. Debati është serioz dhe tregon që Shqipëria dhe Kosova kanë në krye njerëz militant dhe dallaverxhinj.”
Tomorr Alizoti thotë se ideja e rënies dakord mes Serbisë dhe Kosovës dhe për rrjedhojë dhe njohja e kësaj të fundit nga shtete të cilat e kanë refuzuar deri më tani këtë është e liderit rus, Putinit.
“Kjo ide është hedhur më së pari, jo nga Amerika apo shtete të tjera, por nga vetë Putini i cili është shprehur se Kosova do të njihet si shtet i pavarur vetëm në rast se Serbi-Kosovë arrijnë një marrëveshje dypalëshe”, e cila sipas studiuesi Alizoti do të arrihet vetëm në dëm të Kosovës.
Në lidhje me debatin Thaçi – Berisha, Alizoti tha: Një gjë është e qartë, Berisha e ka të sigurt vendin e tij në historinë e kombit. Ai është i vetmi i cili harxhoi pjesën më të madhe te buxhetit për të ndërtuar rrugën që lidh shqiptaret. Të tjerat janë banale!