Gazetarja Fiori Dardha është përfshirë në trendin më të fundit të Instagramit “Më bëj pyetje”.
Dikush nga fansat e ka pyetur për gazetaren se ç’mendim ka për Luana dhe Marina Vjollcën.
“Gjatë gjithë viteve të mia në televizion (edhe në Top Channel) kam njohur e kam parë se si janë në marrëdhënie pune plot personazhe publikë që gëzojnë simpatinë e publikut, por dhe që në marrëdhënie njerëzore lenë për të dëshiruar. Shpesh ata që paragjykohen më shumë janë më korrektë e më me këmbë në tokë. Ndaj them me bindje se Luana Vjollca dhe Marina Vjollca janë ndër vajzat më të sjellshme të ekranit! Vajza për së mbari!”, është shprehur Fiori.