Ja kush janë pronarët e rinj Tirana Bank

0
251

Grupi Balfin dhe Komercijalna Banka kanë kënaqësinë të njoftojnë se kanë nënshkruar një marrëveshje me Bankën e Pireut për të marrë në zotërim aksionet e Tirana Bank, pjesa më e madhe e të cilave do t’i përkasë Grupit Balfin.

Balfin dhe Komercijalna kanë një histori të gjatë bashkëpunimi në Maqedoni, por ky është rasti i parë kur ky bashkëpunim shtrihet edhe në Shqipëri.

Transaksioni po i nënshtrohet proceseve të miratimit të rregullave në fuqi në legjislacionet përkatëse.

Tirana Bank do të vijojë të operojë e pavarur dhe e menaxhuar nga profesionistë me përvojë dhe e udhëhequr nga një bord ndërkombëtar, si dhe do t’i zgjerojnë më tej veprimtaritë e saj bankare në Shqipëri.

Tirana Bank ka qenë gjithnjë një bankë e rëndësishme në zhvillimet financiare të Shqipërisë, dhe është banka e parë private që u shfaq në tregun vendas. Me një reputacion dhe staf të shkëlqyer, Tirana Bank është një prej bankave më të mira në Shqipëri. Balfin dhe Komercijalna do të mbështeten te ky reputacion dhe te besimi i shfaqur nga klientët për t’i zgjeruar më tej veprimtaritë e bankës.

Grupi Balfin është një ndër grupet më inovatore dhe me të mëdha në rajonin e Ballkanit dhe ka një portofol të gjerë investimesh në shtete si Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Bosnje Hercegovinë, Mal të Zi, Austri, Holandë, Britani e Madhe dhe më gjerë.

Komercijalna është një bankë që ka fituar çmime në Maqedoni dhe zotëron një pjesë dominuese në sektorin e kredidhënies ndaj biznezeve të shitjes me pakicë si dhe në zhvillimin e produkteve të reja përmes internetit dhe platformave dixhitale. Me asete që kapin një vlerë totale prej 1.737 miliardë eurosh, Komercijalna është një prej bankave më të mëdha në Evropën Jug Lindore.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here