Lezhë/ Rihapet varri i Skënderbeut, ja çfarë u gjet brenda tij…

0
817

Një dhomë e fshehtë poshtë dyshemesë së vendvarrimit të Skënderbeut ka 40 vjet që shoqërohet me mister. Me ndërhyrjet më të fundit për restaurimin e këtij vendvarrimi, kapaku u hap përsëri dhe aty u gjet një sarkofag që nuk dihet kujt i përket.

Megjithatë ende mbetet enigmë pse zbulimi i shumë viteve më parë u mbyll dhe u vendos që të mos flitej për të.

Kapaku mbi dyshemene e vendvarrimit të Skënderbeut në Lezhë u hap. Poshtë tij thuhej se kishte gjetje të rëndësishme, por që asnjëherë nuk u publikuan. ABC Neës e ka përcjellë edhe më herët emblematikën mbi zbulimet e 40 viteve më parë nga arkeologët Frano Prendi, Loro Gjeçi dhe Ndue Përleka.

U desh ndërhyrja për restaurimin e vendvarrimit që të guxohej për të parë se çfarë fshihej poshtë dyshemesë, në dhomën katrore.

Përgjegjësi i muze-memorialit në Bashkinë e Lezhës, Paulin Zefi thotë se zbulimi i shumë viteve më parë u mbyll në mënyrë misterioze dhe në mënyrë të pashpjegueshme u vendos që të mos flitej më për të. Por ai afron disa të dhëna se çfare dyshohet.

Ai tha:

Historianët dhe arkeologët janë të ndarë në dy mendime të ndryshme. Një pjesë ka thënë se mund të jetë një basament i shekullit të dytë antik. Pjesa tjetër ishte e mendimit se blloqet janë antike, por të ripërdorura për vendosjen e një sarkofagu”. /Abcnews.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here