Situatë alarmante! Zjarret kërcënojnë një qytet turistik…

Zjarret që kanë përfshirë që prej pesë ditësh pjesën jugore të Portugalisë kërcënuan sot edhe rajonin e Algarves, pavarësisht përpjekjeve të zjarrfiksëve dhe ushtarëve.
“Rreth 250 persona u evakuuan nga rajoni i Algarves, një lokalitet prej 6 000 banorësh dhe që ndodhet 164 kilometra në jug të Lisbonës”, njoftoi mbrojtja civile.
“Zjarri, që u njoftua javën e kaluar, ka shkaktuar deri tani 30 të plagosur, një prej të cilëve në gjendje të rëndë”, sipas bilancit të fundit.
Një mijë zjarrfikës, 100 ushtarë, më shumë se 330 automjete, 19 avionë dhe gjashtë helikopterë u angazhuan sot në operacion për të marrë nën kontroll zjarret.
Pasi njoftimeve se 95% e perimetrit të zjarrit ishte në kontroll, autoritetet pranian se situata ishte rënduar për shkak të kushteve meteorologjike.
Disa nga hotelet më të njohura të zonës, por edhe banorë të fshatrave përreth, janë evakuuar tashmë, për të shmangur dëmet në njerëz.
Portugalia përballet shpesh me zjarre në këtë periudhë, ndërsa më i madhi u regjistrua vitin e kaluar, me një bilanc tragjik prej 114 personash dhe që nga ajo kohë janë përforcuar shërbimet emergjente.
Situatë alarmante! Zjarret kërcënojnë një qytet turistik…

Helmimi në një dasmë në Elbasan, flet

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko