Zbulohet dokumenti/ Termi ‘korrigjim kufijsh’ midis Kosovës dhe Serbisë, është produkt…

0
210

Zbulohet dokumenti i një organizate jo qeveritare serbe që ka propozuar e para ndarjen e Kosovës.

Në dokument është pikërisht propozimi për ‘korrigjimin e kufijve’.

Këtë fakt e ka bërë publik edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili ka denoncuar këtë aferë të dyshimtë.

Sipas ish-kryeministrit, ky propozim është gatuar në kuzhinat e Beogradit dhe po zbatohet nga argatët e tyre në Prishtinë.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook:

Termi ‘korrigjim kufijsh’ midis Kosovës dhe Serbisë, është thjesht produkt i kuzhinës së Beogradit!

Të dashur miq, këtu më poshtë keni një dokument të kuzhinës së Beogradit, në të cilën flitet jo për ndarje apo copëtim të territorit të Kosovës, por për korrigjim të kufijve midis Serbisë dhe Kosovës si dhe për marrëveshje ‘win-win’ midis këtyre dy vendeve.

Sipas këtij dokumenti:

1- “korrigjimi” i kufijve, term që përdor sot Beogradi dhe argatët e tij në Prishtine, nënkupton as më shumë dhe as me pak se si ti kalojnë Republikës së Serbisë katër komuna, konkretisht Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Patoku.

2- Kjo, sipas kuzhinës së Beogradit do te ishte një marrëveshje ‘win-win’, pra që do të fitonin te dy palët.

3- Në firmosjen e kësaj marrëveshje duhet të jetë Edi Rama!

Mendoj se ky dokument nxjerr lakuriq argatët e Beogradit që përpiqen të mashtrojnë shqiptarët me spekullime semantike të përgatitura në kuzhinën e kryeqendrës së Serbisë dhe të servirura në takime obskure të argateve të saj shqipfolës albanofob.

Këtu më poshtë, për cilindo që ka interes, keni në anglisht dokumentin e ‘think-tankut të Aleksander Vuçiç!

 

Dokumenti i OJF-se serbe qe ka bere studimin per ndarjen e Kosoves

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here