E vrau ish-burri në derën e shtëpisë, tre ditë pas ngjarjes…

0
243

Tre ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Gjakovë, ku Pjetër Nrecaj vrau me armë zjarri ish-gruan dhe vajzën e tij në derën e shtëpisë, Rrjeti i Grave ka zhvilluar një protestë paraditen e sotme.

Marshi ka nisur nga parku i qytetit në drejtim të Çarshisë së Vjetër në Gjakovë. Me brohoritjet “Edhe sa thirrje të humbura”, “Nuk ka paqe pa drejtësi”, “Dorëheqje kush s’e garanton drejtësinë”, “Jepni llogari”, “Duam siguri”, “Boll jetima kem prej luftës”, është thënë nga protestuesit.

Vëllai i gruas së vrarë Valbona Marku, Shkelzen Marku tha shteti i ka neglizhuar denoncimet e saj dhe nuk është marrë me ta.

Ai thotë se do vazhdojë të kërkojë drejtësi për motrën dhe mbesën e tij.

Shkelzen Marku u shpreh se nëse shteti i Kosovës nuk vepron asgjë, atëherë drejtësi do kërkojnë edhe në shtetin e Shqipërisë.

Në protestën e organizuar sot në Gjakove merrni pjesë edhe ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, si dhe deputete të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë në Prishtinë, Policia dhe Prokuroria në një konferencë për media kanë thënë se viktima Valbona Marku nuk ka dashur mbrojtjen e Policisë edhe pse ishte kërcënuar nga burri i saj Pjetër Nrecaj.

Valbona Marku dhe vajza e saj 9-vjeçare u vranë më 7 gusht në shtëpinë e prindërve të saj në Brekoc të Gjakovës nga Pjetër Nrecaj, i cili tashmë gjendet në paraburgim.

Image

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here