Më shumë se 15 persona janë shoqëruar nga policia për ekzekutimin e 53-vjeçarit Fatbardh Lici mëngjesin e sotëm në Shkodër.
Personat e shoqëruar janë kryesisht dëshmitarë që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.
Fatbardh Lici u vra mëngjesin e sotëm në orën 7:15 ndërsa ndodhej në një lokal në lagjen “Guerile”.
Policia po heton në pistën e gjakmarrjes, pasi 53-vjeçari ishte i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt 7 vite më parë.