Luhatja e temperaturave solli serish viroza. Të parët që preken janë sërish fëmijët. Mjekët pediatër thonë se presin me dhjetëra raste çdo ditë.
Shumica tyre janë ngjitëse. Favorizohen jo vetëm nga moti i nxehtë, por edhe frekuentimi i pishinave dhe plazheve të mbipopulluara.
Fluksin më të lartë të pacientëve të vegjël e ka Urgjenca e Shërbimit Pediatrik në Qendrën Spitalore Universitare Nëne Tereza.
Përgjatë 24 orëve në këtë shërbim janë paraqitur më shumë se 250 urgjenca.