Masakra e Resulajt në Vlorë mori pas 8 jetë njerëzish.
Të gjithë u vranë mizorisht nga kushëriri i tyre 24-vjeçar, Ridvan Zykaj.
Një familje gati u shua. Por në gjithë këtë tragjedi që ka përfshirë këtë familje, vjen edhe një lajm i mirë.
Një prej fëmijëve të Besim Zykajt i ka mbijetuar çmendurisë së kushëririt të tij.
Është vetëm 17 vjeç, Albi Zykaj, fëmija i Besim Zykajt, i cili është i i mbijetuar nga masakra. Adoleshenti nuk ndodhej në banesë gjatë kohës që ndodhi tragjedia.
Por Albi i humbi të gjithë: dy prindërit, Besimin dhe Vasilikën dhe motrën, Sarën dhe vëllain, Ledjonin.
Po ashtu dora gjakatare e Ridvan Zykajt i mori edhe gjyshërit e tij Demirin dhe Ferien, xhaxhain Azemin bashkë me gruan e tij Afërdita.
I mbijetuar i kësaj masakre është edhe djali i tjetër i Demir Zykajt, i cili mësohet se jetonte në emigracion prej vitesh.
Ai sot ka ardhur nga Greqia për të përcjellë familjarët e tij të cilët u masakruan me kallashnikov nga kushëriri 24-vjeçar.