Kryeministri Edi Rama me publikimin e një videojë që tregon ecurinë ekonomike dhe punësimet në vend, u ka uruar të gjithë qytetarëve një ditë të mbarë, këtë mëngjes..
“Dhe me këtë videoinformacion për ecurinë ekonomike, punësimin dhe bizneset e reja në vend, ju uroj një fundjavë të qetë”,- shkruan Rama.
Por kjo ka sjellë reagimin e qytetarëve, të cilët të tronditur nga ngjarja e djeshme ku mbetën të vrarë tetë persona mes tyre dy fëmijë, i kanë kërkuar Kryeministrit të japë edhe dorëheqjen.
“O Edi Rama po cfar shteti kemi ne mo plak? Nuk u vjen rende nga vetja qe eshte katandis policia ne kete fare feje? Ja marin policit kapelen edhe ja hedhin ne tok. Po ate mostren e Vlores qe vrau 8 vete perse e fut ne burg,per ta ushqyer me taksat tona? Pse nuk e vrau policia ne vend te behej shembull per te tjeret? Neser do dal dikush tjeter do vras 15 veta,o shtet i qelbur.Keta e bene si lojra video game po vriten njerzit si pula.Duhet ikur me urgjence nga ky vend nuk ke jeten te sigurt ketu”,- shkruan një komentues.
Një tjetër shkruan “Edhe ne qoftese ka ndonje vend pune rrogat jane aq te ulta sa ato lek nuk dalin as per lidhse kepucesh .Me rroga qesharake dhe me pensione ofenduse nuk rritet mireqenja e popullit .Mbidh rradaken dhe jep doreheqjen ke deshtuar ne cdo fushe ,te vetmen gje qe ke rritur eshte fukaralleku dhe mjerimi”.