Tërmeti në Indonezi, shkon në 387 numri i të vdekurve, mijëra të pastrehë

0
171

Rritet numri i viktimave nga tërmeti i 6 ditëve më parë në ishullin Lombok, Indonezi. Autoritet vendase raportuan se janë 387 të vdekur dhe 13 mijë të plagosur. Po ashtu edhe mbi 380 mijë persona kanë mbetur pa shtëpi.

Kujtojnë që të dielën e kaluar ishulli indonezian u godit nga një tërmet i fuqishëm 7 ballë i shkallës rihter. Tërmeti u ndje deri në Bali. Ishulli Lombok vizitohet nga turistë të shumtë nga e gjithë bota.

Pas tërmetit në ishullin janë ndier edhe lëkundje të tjera, ku më i fuqishmi u shënua dy ditë me parë, 5.9 ballë i shkallës rihter. Nga tërmeti u shembën disa ndërtesa por nuk pati të plagosur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here