Video/ Pamjet e RËNDA: Ja çfarë ndodhi dje në Morgun e Vlorës…

0
377

Në morgun e spitalit të Vlorës gjatë natës mes së premtes dhe të shtunës u krye ekspertiza e trupave pajetë të 8 viktimave të masakrës së Selenicës, mes tyre dy fëmijë.

Mësohet se 8 viktimat kanë patur plagë në pjesën e sipërme të bustit.

Katër ambulanca sollën në spitalin e Vlorës 8 trupat e pajetë të masakrës në Selenicë.

Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme mbërritën dy ambulancat e para, ku secila prej tyre transportonte nga dy trupa të pajetë.

Pas një ore, u sollën edhe katër viktimat e fundit midis të cilëve edhe dy fëmijët.

Gjatë kohës së mbërritjes së trupave në spitalin e Vlorës nuk kishte të afërm apo familjarë të viktimave, por vetëm mjekë, infermierët dhe forca të policisë së rendit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here