Një ish infermiere në Trieste e cila ndërroi jetë pa të afërm pranë, i la të gjitha pasuritë e saj për spitalin e Triestes, ku kishte punuar për gjithë jetën.
Maria Bologna ndërroi jetë në moshën 95 vjeçare dhe kishte kursyer plot 600 mijë euro të cilat ia dhuroi ‘post mortum’ spitalit ku kishte punuar.
Me trashëgiminë prej 600 mijë euro, spitali do të krijojë një dhomë të re të veshjes, do të blejë mobilje dhe pajisje për vendin e ri të imunotransfuzionit dhe për qendrën e vetme të administrimit të ilaçeve kundër tumoreve, si dhe do të modernizojë mensën dhe hyrjen.
Gruaja, siç shkruan tgcom.it, vdiq në vitin 2017, por vetëm pas disa muajsh dhe shumë burokracish, më në fund ndërmarrja spitalore e Triestes arriti të marrë trashëgiminë, duke dhënë detaje për mënyrën e shpenzimit të parave.
Projektet që do të kryhen me anën e trashëgimisë së gruas bujare janë futur tashmë në planin tre-vjeçar 2018-2020 për mirëmbajtjen dhe zhivllimin e veprave spitalore.