Ma sillni se do ta djeg të gjallë, gjyshi i vrasësit…

0
225

Fshati Resulaj është pllakosur nga heshtja dhe dhimbja e madhe që la pas masakra e dy ditëve më parë, ku 8 persona vdiqën pasi u qëlluan me kallashnikov nga i afërmi i tyre Ritvan Zykaj.

Ndërkohë që prindërit e vrasësit janë larguar nga fshati, gjyshi i tij Kujtim Zykaj, i cili është dhe vëllai i Demirit, njërit prej viktimave ka shkuar për ngushëllim në familjen e të vëllait të tij.

Kujtim Zykaj, edhe pse e ka nip Ritvanin ka qenë mjaft i revoltuar duke kërkuar që t’ja sjellin sepse do të ishte vetë ai që do t’i merrte jetën për aktin që bëri.

‘Ma sillni, edhe pse e kam nip, do ta djeg vetë të gjallë’, ka thënë Kujtimi.

Pak banorë që flasin, tregojnë si i kanë njohur ata që humbën jetën, por edhe autorin dhe familjen e tij.

‘Unë kam qënë shok me Azemin. Nuk kemi fjalë’, është shprehur një mik i Azemit

Ishin njerëz të rregullt. Hanin, pinin. Djali ishte në rregull me aq sa e kam takuar. Nuk e di në ka qënë problematik. S’më ka rënë në vesh gjë’, tha një banor i zonës

Banorët janë ende të shokuar nga ajo çfarë ka ndodhur, por janë kthyer në përditshmërinë e tyre. Situata në Resulaj nuk mund të harrohet lehtësisht

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here