Pas akuzave dhe kritikave të shumta nga qytetarët se nuk ka denjuar të reagojë për masakrën e Resulajt, Edi Rama është ‘zgjuar nga gjumi’ mëngjesin e sotëm.
Ai ka replikuar dhe bërë sherr në Facebook me ndjekësit e tij, për masakrën e Selenicës.
Mendimin e tij për masakrën Rama e ka dhënë nëpërmjet një komenti drejtuar një qytetari rrjetin social Facebook.
Rama shkruan se të tilla ngjarje ndodhin edhe në vendet më të zhvilluara demokratike, e nuk kanë asnjë lidhje me qeverinë.
‘Me fal ti jeton ne kete bote apo jeton ne hene, sepse ne kete bote, ndodhira te tilla ekstreme ndodhin edhe ne vendet me te zhvilluara demokratike, e nuk kane asnje lidhje me qeverine!’, i përgjigjet Edi Rama komentuesit, me ton të lartë.