11 vdekje të konfirmuara deri tani nga shembja tragjike e urës në Xhenova të Italisë.
Mediat raportojnë se mes të vdekurve është edhe një fëmijë.
Makinat dhe njerëzit e përfshirë në katastrofë kanë rënë nga së paku 100 metër dhe autoritetet kanë ngritur dyshimet për kolaps të strukturës së urës.
“Këtu është ferri” shprehen të terrorizuar dëshmitarët e ngjarjes por edhe punonjësit e ndihmës së shpejtë të cilët po përpiqen të nxjerrin të mbijetuarit nga rrënojat.
Autoritetet frikësohen se numri i viktimave të jetë edhe më i lartë.