“Ndryshimi i kufijve, Heshtja e Tiranës zyrtare është vrastare”

0
164

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu iu është bashkuar reagimeve për deklaratën e presidentit Hashim Thaçi për ndryshimin e kufirit me Serbinë. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘Neës24’ Mediu theksoi se çështja për ndryshmin e kufijve është politikë e Beogradit, ndërsa shtoi se Thaçi është i vetëm në pozicionin e tij.

“Pavarësisht nga shprehja e një vullneti politik, s’do bënin as më shumë dhe as më pak atë që vendosi faktori ndërkombëtar. Çështja e kufijve, duket se Thaçi është në pozicion të vetëm. Mendoj se Thaçi dhe përfaqësues te tjerë duhet të ulen sëbashku dhe të gjykojnë se çdo bëjnë në të ardhmen. Çdo lloj konflikti do të ishte i padomosdoshëm dhe do të krijojnë precedentë të rrezikshëm. Ne duhet të rrisim rolin tonë si politikë shqiptarë. Vuçic para 3 muajsh bëri një vizitë në Rusi, ku i kërkoi Putin që të bëhet pjesë e dialogut me Kosovën. Pra ka një aktivitet të Rusisë në këtë proces me Kosovën”, tha Mediu. Ndërkohë, pyetjes në lidhje me faktin nëse do të ketë një tjetër konferencë të dy për ndryshimin e kufijve në Ballkan, ai theksoi se kjo gjë s’do t’i shërbente askujt. Ndërkohë, ai tha se Tirana zyrtare po mban qëndrim me heshtje vrastar.

“Mendoj se nuk ishte që Thaçi shprehu një ide pa e diskutuar. Ajo që më shqetësoj është fakti se kur je presidenti i një shteti, duhet të konsultohej me pozitë-opozitë. Tirana zyrtare heshtje vrastare dhe kjo është e papranueshme. Tirana zyrtare duhet te shprehe qëndrim te organizuar”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here