Surprizat e motit, ja çfarë pritet pasdite dhe nesër

0
521

Duket se moti do të pësojë ndryshime.

Edhe pse temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta, shirat lokalë do të bien në të gjithë vendin.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit gjatë pasdites së sotme dhe nesër priten reshje në të gjitha zonat e Shqipërisë.

Parashikimi i motit

Reshjet

Sot pasdite dhe nesër priten reshje në të gjitha qarqet. Ato do të jenë të dobëta, përjashtuar Korçën, ku do të jenë mesatare, deri lokalisht intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona shumë të vogla të çdo qarku mund të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasdites së sotme.

Image

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 22 / 32 °C

në vendet e ulëta: 20 / 33 °C

në vendet malore: 14 / 25 °C

Era

Sot pasdite dhe nesër era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites.

Zjarret në pyje

Sot pasdite në orët e para, pritet nivel ‘i moderuar’ i rrezikut në të gjitha qarqet e vendit, përjashtuar qarkun Korçë, ku pritet nivel ‘i ulët’ (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Përsëri, në zona të vogla mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër (Jugperëndim).

Por, në orët e fundit të ditës së sotme dhe nesër rreziku do të pësojë rënie, më e ndjeshme në Qendër dhe në Jug.

Image

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here