“Inspirimi im është bërë më i famshëm së Zoti”. Është kjo një nga mijëra frazat provokuese të Madonnes, që sot shuan 60 qirinj.
Në 30 vitet e fundit ish ‘Material girl’ ka ndryshuar jo vetëm tendencën muzikore, por nëpërmjet look-ut të saj edhe modën, duke u bërë ikona e fortë e inspirimit për gjenerata të tëra, duke mbetur gjithashtu mbretëresha e padiskutueshme e klasifikimeve botërore.
“E zbuluar në krahë të labirinthit të Medinës në çastin e lutjes”, komenton mbretëresha e pop-it në profilin e saj “Facebook” dhe “Instagram” me një video të fundit.
Të martën, Madonna kishte postuar një portret të sajin të mbuluar me tarbush (një kapele tradicionale) e dekoruar me bizhu berbere, me nënshkrimin: “Sot do të mbaj një tortë sipër kokës… mbeten edhe dy ditë…”
Për 60-vjetorit e saj, Madonna ka filluar një mbledhje fondesh nëpermjet Facebook-ut, që do të shkojnë për shoqatën bamirëse “Raising Malawi” që mbështet fëmijët jetim dhe fëmijët e sëmurë në Malaui.
Ajo ka zgjedhur Marokun për të festuar me miqtë dhe të afërmit e saj ditëlindjen, thanë disa burime pranë këngëtares.