“WhatsApp”, aplikacioni më i përdorshëm i momentit për komunikim ka bërë së fundmi një marrëveshje me “Google” për ruajtjen e bisedave.
Google dhe Whatsapp kanë rënë dakord që të dhënat e këtij aplikacioni të ruhen në platformën Google Drive, pa ndërhyrë në hapsirën 15GB që ofron.
Mirëpo nëse të dhënat e whatsapp nuk kopjohen, rrezikohet që ato të fshihen.
Data 19 nëntor është edhe afati i fundit kur të gjithë përdoruesit duhet të kopjojnë llogarinë e tyre, përndryshe do të humbasin gjithçka.
Sipas kësaj marrëveshjeje të gjitha materialet përfshi bisedat, fototgrafitë, videot etj, mund të ruhen në “Google” por pa iu kushtuar hapësirë memorie në “Google Drive”.