Janë një nga çiftet më të komentuar në mediat rozë.
Getoar Selimi njihet edhe për shumë lidhje të mëparshme, por ishte Marina Vjollca ajo e cila ia ka rrëmbyer rrënjësisht zemrën.
Dhe ishte pikërisht ajo më në fund e ka zbuluar në mënyrë indirekte ‘sekretin’, se si ia doli ta rrëmbejë aq fuqishëm zemrën e reperit të njohur nga Kosova.
Duket se buzëqeshja është arma më e fortë e Marinës, prandaj kjo ishte edhe njëra nga pikat që e bënë Getin të dashurohet në të.
”Ne kurrë nuk do t’i dimë të gjitha të mirat, që një buzëqeshje e thjeshtë bën”, ishin fjalët e saj pranë fotos së postuar.