Nëse do e dinin se ku gatuhen ushqimet që porosisim në fast-foode, lokale apo restorante të mëdha me siguri nuk do i shkelnim më kurrë asnjërën prej tyre.
Të frikshme janë pamjet e marra nga dy lokale në Llogara, të cilat gatuanin në kushte tërësisht jashtë standardeve dhe po ashtu përdornin produkte të skaduara.
Në këtë segment rrugor kalojnë qindra vizitorë në ditë, por vetëm sot AKU-së i ka rënë ndërmend të ushtrojë kontroll ushqimor.
Dy subjektet me kushte të tmerrshme që i ngjasojnë kuzhinave në kazermat e ushtrisë janë, kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.
Ndaj dy subjekteve janë marrë masë administrative gjobë (për kushte të rënda higjeno-sanitare dhe produkte të skaduara) si dhe bllokim të pjesshëm të aktivitetit.