Një 29-vjeçar është mbytur në një rezervuar në fshatin Krajen në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe sipas policisë viktima është me iniciale B.L.
Njoftimi i policisë
Më datë 21. 08. 2018, rreth orës 06:30, në fshatin Krajen në Lezhë, në një rezervuar uji, afër baneses se tij, është gjetur i vdekur dhe pa shenja dhune, shtetasi B L., 29 vjeç. Nga veprimet e kryera, dyshohet se vdekja ka ardhur nga mbytja në ujë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për ngjarje aksidentale.