“Reforma malinje e Soros, e ktheu Shqipërinë në narkoshtet dhe e la pa gjykata”

0
246

Nga L.Tod Wood, The Washington Time

Reforma në Drejtësi tingëllonte si një ide e mirë në Shqipëri, e cila, si shumë vende ish-komuniste, po vuan nga korrupsioni prej disa dekadash.

Këto radhë nuk do të mjaftonin për të hyrë në detaje të hollësishme, por ndikimi malinj i organizatave dhe këshilltarëve nga lista e miliarderit liberal amerikano-hungarez George Soros është i dukshëm në Shqipëri, teksa zyrtarët vendas po përpiqen të përmbysin sistemin e drejtësisë.

“Procesi i reformave”, nisur më 2016 me ndihmën e inkurajimin e ekspertëve të paguar nga Soros dhe nxitur pa pushim nga ambasada amerikan, e ka lënë me plot kuptimin e fjalës pa gjykata vendin. Qeveria socialiste, e drejtuar nga kryeministri, Edi Rama, ka pasur mundësi të bënte ligje pa asnjë balancë dhe kontroll ligjor, ndërsa mbushte Prokurorinë me njerëzit e saj. Askush nuk e di, se kur gjykatat do të ngrihen e veprojnë si një degë e barabartë. Pa dyshim që ky ishte i gjithë thelbi i reformës.

Problem duket se është struktura, që “ekspertët” imponuan mbi shqiptarët. Pasi injoruan shumë paralajmërime nga shqiptarë me përvojë në sistemin e drejtësisë, një proces vettingu strikt supozohej të bënte të mundur që prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, të largoheshin nga sistemi. Por shumë pak kandidatë e kanë kaluar vettingun, duke lënë gjykatat pa quorum dhe pa aftësinë, për të vendosur mbi kushtetueshmërinë e veprimeve të shumicës dhe legjislacionit të miratuar nga ajo.

Sa e përshtatshme! Procesi i vettingut është përdorur edhe për të larguar kundërshtarë politikë nga çdo lloj roli në qeveri, duke sanksionuar pushtetin absolut të Ramës. Gjyqtarë dukshëm të korruptuar janë mbajtur në detyrë, ndërsa zyrtarë të ndershëm janë larguar për bindje të gabuara apo përkrahjen e partisë së gabuar. Kur i kombinon këto me ndryshimet kushtetuese të bëra më 2008, të cilat i dhanë fund zgjedhjes direkt të deputetëve në favor të sistemit me lista partiake, shqiptarët praktikisht kanë mbetur pa të drejtë votimi. Përsëri, duket se ky ka qenë rezultati i dëshiruar që në fillim.

Shqipëria është shndërruar në thelb në një narkoshtet gjatë viteve të fundit, duke dalë në krye të renditjes për prodhimin e marijuanës, e cila trafikohet në Itali dhe pjesën tjetër të Evropës. Drogat e forta janë gjithashtu, me shumicë. Varësia ndaj drogës dhe probleme të tjera të lidhura me të po bëhen të zakonshme në një vend me vetëm 2.5 milionë banorë. Vendi por bëhet një nyje trafiku edhe për drogat e forta që vijnë nga Amerika e Jugut dhe Azia Qendrore, por të hyrëse drejt Evropës. Kritikët thonë se ligjet e kaluara në parlament – pa qenë subjekt shqyrtimi për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese – ndihmojnë në pastrimin e parave të fituara nga tregtia e drogës.

Amerikanët dhe evropianët po e injorojnë gjithë këtë, ndoshta për të shmangur pranimin e dështimit të përpjekjeve për të ndaluar Sorosin/axhendën globaliste në rajon. Ose që pati shumë suksese, por që rezultati nuk ishte ai i dëshiruari për popullin shqiptar. Socializmi nuk është kurrë për popullin, është gjithmonë për pushtetin. Në fund, gjithçka është për të pasur pushtet në mënyrat e kuptuara lehtësisht, nga Karl Marks.

Soros po përpiqet të përsëritë një model të majtë të dështuar në Ballkan, duke promovuar një shoqëri me kufij të hapur të ngjashme me një Jugosllavi të Re, të kontrolluar nga socialistët, sigurisht.

Bashkimi Evropian po bën shumë zhurmë për natyrën e supozuar anti-demokratike të reformave në drejtësi në Poloni e Hungari, por ka injoruar situatën shumë më të tmerrshme e të pandershme në Shqipëri. Siç thuhet, drita e diellit është gjithmonë dizinfektuesi më i mirë./Marrë nga Washington Times, Syri.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here