U gjet i pajetë në banesën e tij, ja pista e hetimit

0
180

Trupi i pajetë i një 56-vjeçari u gjet i pajetë në banesën e tij. Nevruz Fiqi nga Korça është gjetur i vdekur mëngjesin e së premtes në lagjen nr.8 të qytetit. Burime të rezervuara për ABCNews thanë se viktima ka pasur një konflikt me një person të identifikuar tashmë nga policia.

Të njëjtat burime thanë se mbrëmë viktima ka qenë duke pirë me një të afërm në një hyrje të pallatit aty pranë, ku ka pasur edhe një konfrontim fizik me Emiljano Nafizin.

Sipas të dhënave të para dyshohet se viktima mund të jetë vrarë në orët e para të mëngjesit, ndaj pista kryesore ku po hetohet është ajo e vrasjes.

Mësohet se Nevruz Shyti jetonte në banesë me vëllanë e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here