Përleshja në Mallakaster. Zbardhen detajet, mori sopatën e goditi…

0
392

Ndërhyrja në kohë e policisë parandalon një ngjarje të rëndë në familje. Godet me sopatë djalin e xhaxhait, arrestohet në flagrancë nga policia.
Gjithashtu arrestohen në flagrancë xhaxhai me nipin pasi ushtruan dhunë ndaj babait të autorit që goditi me sopatë djalin e xhaxhait.
Sekuestrohet mjeti i fortë prerës(sopatë). Në datën 24.09.2018, në fshatin Çorrush, Mallakastër ka ndodhur një konflikt për motive pronësie ndërmjet shtetasve V.L, 57 vjeç dhe N.L, 69 vjeç (Vëllezër).

Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe vëllai tjetër i tyre, shtetasi Zenel Lalaj dhe djali i shtetasit N.L, shtetasi Besnik Lalaj të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit V.L duke i shkaktuar atij dëmtime fizike dhe duke konsumuar kështu elemente të veprës penale “Dhunë në familje”.

Njëkohësisht, në vijim të këtij konflikti, djali i shtetasit të dëmtuat V.L, shtetasi Fatjon Lalaj, ka dashur të hakmerret ndaj djalit të xhaxhait të tij shtetasit S.L, 39 vjeç (djali i shtetasit N.L dhe vëllai i shtetasit Besnik Lalaj), ku është konfrontuar fizikisht me këtë të fundit dhe ka tentuar ta vrasë me një sopatë por falë ndërhyrjes së policisë e cila neutralizoi autorin, nuk arriti ta vrasë por i ka shkaktuar dëmtime të rënda fizike.

Shtetasi S.L ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Në këto kushte u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhunë në familje” i shtetasve:
•Zenel Lalaj, 66 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër.
•Besnik Lalaj, 26 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër.
Si edhe u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” shtetasi:
•Fatjon Lalaj, 22 vjeç, banues në Mallakastër.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here