Flet haptazi avokati italian, refugjatët në Shqipëri, shkelen të gjitha konventat, është teater absurd…

0
249

Një ditë më parë, qeveria shqiptare njoftoi se do të “pranojë” 20 nga 150 emigrantët e paligjshëm nga Eritrea, në brigjet e Italisë,  të bllokuar nga zëvendëskryeministri Matteo Salvini, i partisë së djathë ekstreme Lega. Refugjatët u lejuan të largohen nga anija vetëm pasi gjykata italiane filloi procedimet kundër tij.

Avokati italian i Popullit Mauro Palma pohoi se emigrantët ishin “privuar nga liria, de facto, pa asnjë bazë ligjore apo mbikëqyrje gjyqësore” dhe se Salvini e qeveria italiane kanë shkelur Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën Italiane, Konventën e Gjenevës, si dhe Kodin Penal të Italisë e Kodin e Lundrimit.

Pranimi i ofertës së qeverisë shqiptare për të strehuar 20 prej emigrantëve mund të jetë një tjetër shkelje nga ana e shtetit italian, sepse Shqipëria është një “vend i tretë” dhe jo pjesë e sistemit të përbashkët të azilit të BE-së, sipas Konventës së Dublinit.

Në një intervistë me gazetën italiane La Repubblica, Lorenzo Trucco, drejtor i Shoqatës për Studimin Juridik të Imigracionit (ASGI), e quajti “zgjidhjen” shqiptare një “teatër absurdë”:

“Në këtë rast jemi jashtë çdo konteksti ligjor. Shqipëria nuk është në Bashkimin Evropian, prandaj po flasim për një zhvendosje në një vend të tretë që nuk ka gjithçka që parashikohet nga sistemi i përbashkët europian i azilit. Kjo do të thotë se ne nuk jemi të sigurt se ato kanë kushtet e nevojshme për njohjen e mbrojtjes. Pra, një transferim në këtë vend mund të bëhet vetëm nëse emigrantët bien dakord, asnjëherë kundër vullnetit të tyre. Në atë rast do të ishte një largim i detyruar.

Dhe pastaj është çështja e zgjedhjes. Si do të zgjidhen emigrantët që më pas do të zgjedhin për të shkuar në Shqipëri? Është një teatër i absurdit, një sulm në sistemin e azilit. Për fat të mirë, ka pasur ndërhyrje nga sistemi gjyqësor.”

Transferimi i refugjatëve eritreanë nga Italia në Shqipëri kundër vullnetit të tyre ose pasi ata aplikuan për azil në Itali (veprim të cilin ata kishin të drejtë ta kryenin sapo zbritën nga anija) është një shkelje e ligjit të BE-së. Qeveria shqiptare i ka dhënë Salvinit një pretekst për ta bërë këtë, duke treguar gjithashtu se sa pak e kupton se si funksionon sundimi i ligjit. Exit.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here