Në shtator priten ndryshime në ekran. Kur kaloi nga Top Channel nga Tv Klan, Marina moderoi “C’est la vie”, që nuk u rinovua për një sezon të dytë pasi s’pati mjaftueshëm impakt tek publiku. Jemi pak ditë larg shtatorit dhe Marina s’duket askund në programacionin e ardhshëm.
Siç parashikuam më parë dhe siç shkruan ”Prive”, emisioni i gatimit në Tv Klan do t’u kalojë shefave të kuzhinës, Alfios dhe Indritit. Arjola Shehu mbetet pa emision. Në një postim të revoltuar në Instagram para pak javësh, Arjola qartësoi se do të jetë pjesë e Tv Klan por se si, s’dihet ende.
Të shtunat do të jenë të “Duplex”, i cili do të pasohet nga “Xing me Ermalin”. Ndërsa të dielat, që për pak kohë ishin të Marinës, do t’i kalojnë Turjan Hyskës, me “Familja” që do të rivalizojë “Portokalli’.
Gjithashtu, Prive shkruan se edhe “Jo vetëm modë” do të mbyllet si emision, duke lënë kështu Nevina Shtyllën në të njëjtën pozitë me Marinën. Në lidhje me largimin, Nevina tha të njëjtën gjë si Arjola. Do të jetë pjesë e Tv Klan por për emisionin nuk flet dot.