Samiti i Durrësit më shumë se i tillë ishte si qokë vakie ballkanase, për të zotin e shtëpisë, për “varjen” e hapjes së negociatave. Nxirja e Ramës ishte e plotë, ndërsa mungesat e Kryeministrave ishin shpërfillja për atë që kish hapur dyert, mgjs telefonat e stafeve kishin ditë që kërcisnin.
Dikush nuk erdhi se binte shi e lagej .Një tjetër me të drejtë kishte gjëmë më të madhe. Një donte t’i tregonte se jemi “qoftzanë” për gjallë e për vdekje. Të tjerë dërguan zevëndës, sepse “kishin punë” e nuk kishin kohë për të humbur me Ramën. Dhe pritja ishte formë qoke, me shtrëngim formal shabllon duarsh, por dhe biseda.
Të njëjtat formula të pandryshuara:
-Si jeni, mirë?
-integrim evropian
-paqe rajonale
-treg i përbashkët
-kryet shnoshë
Litari i krimit, si shkaktari kryesor nuk u përmend asnjeherë, sipas rregullit në fakt. Fjalë të ditura, të dëgjuara, të konsumuara dhe asgjë të re për qytetarët e vendeve. Vulën ia vuri fjala “e nderë”, “prekëse” e Ramës, siç ndodh në vakitë, e mbushur me përvuajtje emotive. E mbyllur sipas premtimit:
“Në samite jua shpërblefsha!” Sepse ky, vetëm samit nuk ishte.
Në fund: Në gëzime për Ramën….