Gjëja e parë që pe në foto zbulon shumë për…

0
424

Disa teste flasin shumë për personalitetin tonë, edhe për atë të fshehurin të cilin ndoshta nuk e dinim që e kishim. Ndonjëherë teste të tilla janë një libër i hapur për emocionet tona, për sjelljen apo mënyrën si i ndërtojmë marrëdhëniet me të tjerët.

Për të dalë pak nga rutina, për të relaksuar mendjen dhe për të bërë një pushim të vogël nga puna, le të bëjmë këtë test interesant. Çfarë shihni në fillim?

Buzë

Nëse duke parë foton, gjëja e parë që vure re janë buzët, do të thotë që je një person i thjeshtë, fleksibël dhe që përshtatesh në çdo tip situate.

Ju pëlqen të jetoni me të tjerët, por shpesh jeni naivë në projektimin e ndjeshmërisë suaj lidhur me të tjerët. Njerëzit vijnë tek ju vetëm kur kanë nevojë për këshilla sepse i besojnë mendimit dhe gjykimit tuaj.

Pemë

Nëse vutë re pemët të parat, jeni një person ekstrovers. Besoni në raportet familjare, përpiqeni të jeni shumë social, por është  e vështirë të fitosh besimin tënd dhe të bëhesh miku yt. Dini t’i fshihni mirë emocionet nëse është e nevojshme.

Rrënjë

Nëse gjëja e parë që vutë re janë rrënjët, jeni një person introvers. Energjitë tuaja burojnë nga një forcë e brendshme, por dini t’i pranoni kritikat konstruktive. Për shkak të standarteve tuaja të larta, mund të vuani nga problemet e vetëbesimit herë pas here.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here