Presidenti Meta: Jo, ndryshimit të kufijve, Shqipëria ka qenë e mbetet mbështetëse…

0
183

Presidenti Ilir Meta, i cili është shprehur lidhur me dialogun Kosovë-Serbi në një intervistë për “Albanian Daily News”, ka thënë qartë se “Shqipëria ka qenë e mbetet mbështetëse e fortë e dialogut Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga BE e mbështetur nga SHBA” duke theksuar se “rëndësi të veçantë ka respektimi i parimeve bazë të sanksionuar në Kartën e Helsinkit dhe të Parisit të OSBE për sigurinë në Europë, veçanërisht parimi i mosndryshimit të kufijve.”

“Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës është një realitet i njohur dhe i pranuar nga një shumicë bindëse e vendeve anëtare të OKB,” tha shtuar Meta dhe ka vijuar: “Mbështes qëndrimin e qeverisë së Shqipërisë në përkrahje të përpjekjeve të qeverisë së Kosovës për ruajtjen e stabilitetit, integritetit territorial, karakterit multietnik të shtetit të Kosovës. Procesin e integrimit të rajonit në BE e shoh drejt bërjes të parëndësishëm të kufijve dhe jo drejt imponimit të kufijve të rinj.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here