Kolegët solidarizohen me gazetaren Lala: Jemi me ty…

0
202

Kanë qene me dhjëtra reagimet e gazetarëve dhe kolegëve të gazetares Klodian Lala, banesë e së cilës u silmua me breshëri kallashnikovi. Ndaj shtëpisë së babait te saj është qëlluar më armë në momentin kur 8 anëtarët e familjes ishin në gjumë.

Ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm në kryeqytet. Në muret e banesës janë gjetur shënjat e dhjetë plumbave.

Ja disa nga reagimet e keolgëve gazetarë….

Agim Xhafka

POROSI:

Po ndeshët në rrugë mafiozë,njerëz të dyshimtë,arrogantë,injorantë,syegër,zëshqyer që ju pyesin se ku e ka shtëpinë ky apo kjo gazetare,mos hezitoni. Tregoni me gisht nga Dajti e thoni shpejt:”Në Surrel,në Surrel! Atje banon.”

Helidon Tahiraj

Jam i bindur qe, ata te kane goditur me kallash te shtepia e gazetares, nuk e kane bere veprimin te urdheruar nga Rama, meqe kritikon qeverine.
Te ishin shtyre nga Kryeministri ata, nuk linin gezhoja plumbash te dera. I linin ndonje çante me euro me pusullen:
Nen kujdesin e veçante te Kryeministrit. I juaji: Endri Fuga

Enkel Demi

U është shtrënguar laku. Në ikje përherë inatin duan ta nxjerrin te gazetarët.
Me Kanun lajmësi nuk preket. Por, këta nuk njohin as ligjin e traditës, as të riun. Njohin vetëm ligjin e mafies, ligjin e të “fortit”, sepse janë fryksa. Kanë bërë kaq dëme, sa e kanë lepurin në bark. Fryksa si i Pari i tyre!
Të gjithë duhet të jemi me Klodin. Sot, e kishte radhën ajo, nesër ne të tjerët.

Artan Cena

I rende sulmi me arme ndaj shtepise se gazetares Klod Lala, po me e rende sjellja e shtetit e policise ne lidhje me ngjarjen. Mangesi ne informacion e erresire mbi ngjarjen e rende.
Zbardhje sa me pare te ketij krimi te rende.
Kriminelet kane ngritur dore mbi gazetaret, ky eshte fundi i nje shteti.

Dritan Kaba

SULM I DYFISHTE KRIMINAL NDAJ KLODIT
Sa turp televizioni qe transmeton 5 ore ne dite live Ramen dhe çon lidhje direkte ne çdo idiotesi te mundshme, dhe transmeton sulmin ndaj koleges se tyre dhe gazetares me te mire te vete ketij televizioni me 10 ore vonese!!!
Siç duket kane pritur t’i dale gjumi pronarit qe te lejoje transmetimin me titra.
Asnje deklarate nga televizioni per denimin e ketij akti kriminal e mafioz.
Solidaritet me gazetaren Klodiana Lala.
Krimi godet kudo se ka perkrahjen e Kryeministrit dhe mbeshtetjen e pacemueshmerise nga policia dhe prokuroria.

Anila Prifti

Tani u tregojnë plumbin gazetarëve  🙁

Fuck youuu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here