Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksident që ka ndodhur në segmentin e Rrugës së Arbërit në vendin e quajtur Vajkal.
Sipas policisë një makinë Citroen me targa maqedonase SU 324 SB, e cila po udhëtonte drejt Tiranës ka dalë nga rruga, dhe si pasojë u plagosën rëndë 4 persona që ndodheshin në makinë.
Sipas policisë, e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, shkak i aksidentit mendohet të këtë qenë shpejtësia e madhe e drejtuesit të automjetit.
Aksidenti ka ndodhur pikërisht në vendin ku është dëmtuar edhe rruga e Arberit, si pasojë e levizjes së tokës.
Të aksidentuarit ndodhen në apitalin e Bulqizës, ku dy prej tyre janë nisur me ambulancë në drejtim të Spitalit Ushtarak për mjekim më të specializuar.
Policia thotë se po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.