Kërcënon me vdekje gazetari Dashamir Biçaku nga djali i xhaxhait të prokurores: Të vras…

0
716

Gjatë një reagimi në faqen e tij në Facebook në mbështetjes së koleges Klodiana Lala, gazetari tjetër i njohur i kronikës së zezë Dashamir Biçaku, aktualisht pjesë e redaksisë së lajmeve në TV Klan, ka zbuluar një rast të frikshëm nga përvojë e tij, kur është kërcënuar nga mafia me jetë.

Biçaku në shkrim e tij në Facebook, teksa ka renditur sfidat e vështirësitë e profesionit, ka publikuar dhe mesazhet e një personi që e ka kërcënuar. Biçaku shkruan se ndonëse ka bërë denoncime në prokurori e polici nuk është marrë asnjë masë, sepse kërcënuesi ishte djali xhaxhait të prokurores..

“Më poshtë janë disa nga mesazhet e denoncuara në polici dhe në Prokurori prej meje, të cilat nuk janë hetuar nga prokuroria e Vlorës sepse kërcënuesi ishte djali i xhaxhait të prokurorisë”, shkruan gazetari Biçaku mes të tjerave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here