Duket se kjo verë ka qenë shumë e nxehtë për këngëtaren Arilena Ara. Së fundmi kënëtarja po shijon suksesin e saj në të gjithë botën pasi u bë e njohur me këngën ‘Nëntori’. E ndërsa ne prisnim ndonjë projekt të ri të këngëtares ajo na surprizoi duke u shfaqur në krahët e një djali vërtetë simpatik.
Arilena është duke shijuar pushimet në një jaht, por mesa duket nuk na qenka e vetme. Kjo është hera e parë që kapet ‘mat’, pasi gjithmonë është treguar shumë hermetike përsa i përket jetës së saj private.
Nga puthjet e nxehta duket se bukuroshja e showbiz-it, është shumë e dashuruar.