Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për babanë përbindësh i cili akuzohet se për shumë vite ka abuzuar seksualisht vajzën e tij.
61 vjeçari Qirjako Nakuçi, u arrestua pas denoncimit që i ka bërë e bija.
Burimet kanë bërë të ditur se ndaj vajzës abuzimi ka vazhduar prej vitesh. Flitet se vajza është abuzuar për 16 vite, që në momentin kur ajo kishte qenë vetëm 9 vjeç
Mësohet se kanë qenë murgeshat ato që kanë zbuluar ngjarjen, kur e reja ka rrëfyer për ferrin e përjetuar gjatë viteve që ka qëndruar me babanë.
Mësohet se 61 vjeçari Nakuçi ishte divorcuar kur ishte 45 vjeçar.
Pas kësaj tre fëmijët kanë jetuar me të atin.
Pas denoncimit të 25 vjeçares, babai është vënë në pranga ku dhe është marrë në pyetje për ngjarjen.
Para prokurorisë ka pranuar faktin se në moshën 19 vjeçare, vajza kishte ngelur shtatzënë me të dhe e kishte abortuar fëmijën.
Ndaj tij tashmë do të rëndojnë 3 akuza.
Si ka nisur historia e abuzimit?
Burime për “Shqiptarja.com” bëjnë me dije se 61-vjeçari është divorcuar nga bashkëshortja e tij në vitin 2002, dhe 3 fëmijët e çiftit, dy vajza dhe 1 djalë qëndruan me babain e tyre, asokohe 45 vjeç. Ata jetuan në Tiranë, dhe sipas denoncimit të vajzës, babai ka nisur abuzimin me vajzën e madhe, që në moshën 9-vjeçare. Ata jetonin në një dhomë, të cilën e kishin kthyer në banesë dhe sipas kallëzimit të vajzës, sot, 25 vjeçe, babai ka kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë.
Burimet shtojnë se vajza, kohët e fundit, ka treguar gjithçka tek murgeshat, njëra prej tyre, ka nxitur vajzën të bëjë edhe denoncimin në polici. Babai është arrestuar menjëherë nga policia e Tiranës, dhe ka pranuar abuzimin me të. Vajza gjithashtu ka treguar se në moshën 19-vjeçare, i ati e ka lënë shtatzënë dhe më pas e ka abortuar. Pas martesës së vajzës së vogël, 25-vjeçarja e abuzuar nga babai, jetonte bashkë me të. Ajo ishte larguar nga shtëpia dhe i ati e kishte denoncuar si të zhdukur. “Shqiptarja.com” ka mësuar se babai ka shpërthyer në lot në polici dhe i ka kërkuar falje vajzës. 61-vjeçari akuzohet per marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me personat në gjini ose nën kujdestari, marrëdhënie seksuale me të mitur dhe dhuna në familje.