Qindra nxënës mbetën pa shkolla në Vlorë, Kallam Dështaku duhet të veproj….

0
187

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një denoncim nga një mësues nga Vlora, i cili shpreh shqetësimin e tij, pasi 7 shkolla të ciklit 9-vjeçar në Vlorë janë lajmëruar që do të mbyllen.

Teksa poston në rrjetin social Facebook mesazhin e mësuesit, Berisha ngre shqetësimin për nxënësit që tashmë do të duhet të shkojnë më larg për të mësuar.

Denoncimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Miremengjes Kallam Deshtakut nga qindra nxenes qe mbeten pa shkolla ne Vlore!

Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb

Mbyllen 7 shkolla ne Vlore!

Mirmbrëma z. Berisha.

Dje rreth orës 13 DAR Vlorë me anë të 1 mbledhjeje të papritur na ka komunikuar mbylljen e 7 shkollave të ciklit 9-vjeçar të cilat ishin me klasa kolektive. Pothuajse të gjithë prindërit e fëmijve që po u mbyllen shkollat nuk kanë ndërmend që ti çojnë më në shkollat-qendër fëmijët pasi janë larg. Disa prej shkollave janë:

Dukat i Vjetër, Tragjas, Radhimë, Sherishtë, Mekat, Kërkovë.

Do mundohem sot t’ju nis dhe vendimin të shoqëruar me listat e mësuesve që hidhen në rrugë që janë më shumë se 40 mësues. Pa asnjë vendim të ministrisë dhe pa asnjë lloj strategjie konkrete se ku dhe si do venë këta nxënës në shkollë.

Ju lutem bëje publike dhe përplasjau surratit analfabetizmin që po promovojnë. Faleminderit.

Anonim për momentin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here