Topalli: Qyteti im, sot është nën terrorin e plumbave të krimit… askush nuk i del zot!

0
354
MINISTRA DHE DEPUTETE HYNE NE SEANCE - /r/n/r/nMINISTERS AND LAWMAKERS ENTERS IN A PARLIAMENTARY SESSION -

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e sotme në Shkodër, ku u ekzekutua me armë zjarri biznesmeni 31 vjeçar, ka reaguar edhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

Përmes një postimi në Facebook, Topalli thotë se Shkodra është sot nën pushtetin e krimit dhe terrorin e plumbave, dhe ende s’është marrë asnjë masë.

Reagimi i plotë:

Qyteti im eshte nen pushtetin e krimit.. dhe askush nuk i del zot!

Nje tjeter i ri, nje djale 31 vjeç, baba i dy femijeve eshte gjetur i vrare ne qytetin tim, njoftojne mediat .

Ajo qe po ndodh ne qytetin e Shkodres eshte e frikshme.

Kaq shume te vrare . Kaq egersisht te vrare…Keshtu nuk ka ndodhur kurre ne qytetin tim.

Shkodra sot eshte e braktisur nga te gjithe.

Qytetaret e saj jane ne meshire te krimit.

Sikur te mos i mjaftoje mjerimi e papunesia e tmerrshme, aty asgje nuk eshte me si me pare.

Shkodranet jane braktisur…. nga te gjithe nga te gjithe…

Qyteti im , qyteti muzikes, i gazit e fjales se embel, i gezimit te jetes, sot eshte nen terrorin e plumbave te krimit …dhe eshte vetem! Vetem.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here