U gjet i vdekur 30-vjeçari nga Shkodra, dy shokët e tij shoqërohen në polici…

0
248

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër ku u gjet i vdekur në zonën e Livadhës biznesmeni 30-vjeçar Arjan Ferracaku.

Ferracaku ka qenë së bashku me dy persona të tjerë duke kalëruar pasi ishte ishte i apasionuar pas këtij sporti.

Viktima është gjetur i vrarë, ndërsa në një zonë pak më larg është gjetur një mjet  i braktisur, për të cilin policia tha se nuk ka lidhje me ngjarjen në fjalë.

Dy personat e tjerë të cilët shoqëronin biznesmenin, identiteti i të cilëve akoma nuk bëhet i ditur janë shoqëruar për tu marrë në pyetje në polici.

Mësohet se viktima është qëlluar me kallashnikov. Ferracaku ka qenë pronar i një hoteli në zonën e Velipojës, dhe ishte baba i dy fëmijëve. Po ashtu ai ka pasur dhe një restorant në Shkodër.

Në një postim në rrjetet sociale vetëm rreth 4 orë më parë biznesmeni i vrarë nuk kishte shprehur ndonjë shqetësim nëse ndihej i kërcënuar dikush.

Ai madje njofton për një garë me kuaj që do të zhvillohej nga Akademia e Hipizmit Vllaznia, ku shkruan se të gjithë ata që duan të marrin pjesë të paraqiten nga data 1 deri më 14 shtator për regjistrim kundrejt një pagese.Në zonën e Livadhës janë gjetur disa herë mjete të braktisura, të cilat dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale.

Kjo është e fundit mes disa ngjarjeve të rëndë kriminale në Shkodër, ndërsa zbardhja dhe vënia e autorëve para drejtësisë nga ana e policisë lë për të dëshiruar. /Faxnews.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here