Shpërthen Albin Kurti: Protesta për të ndaluar Hashim Thaçin

0
220

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protesta të shumta në ditët në vijim për të kundërshtuar korrigjimin e kufijve me Serbinë.

Kryetari Albin Kurti tha se manifestimet do të jenë paqësore dhe bëhen për të kundërshtuar nismën e presidentit Thaçi.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke komentuar propozimin për korrigjimin e kufirit me Serbinë, u ka bërë thirrje anëtarëve të saj që të mobilizohen pasi në ditët dhe javët e ardhshme do të vendosen në krye të protestave qytetare dhe paqësore.

Këto manifestime do të organizohen për ‘të ndalur krimin që po i bëhet Kosovës dhe popullit të saj’, njoftoi Kurti.

Ai në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, nënvizoi se fatkeqësisht Kosova po kalon në një moment të vështirë.

Albin Kurti, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje:  ‘Një udhëheqësi e kapur dhe e kriminalizuar, e udhëhequr nga Thaçi, po e nxjerr në shitje territorin e Kosovës për të fituar paprekshmërinë individuale.

Ne këtë nuk duhet dhe nuk do ta lejojmë këtë pasi e kemi obligim historik dhe moral. Situata politike është ajo që ka nevojë për forcim të organizatës në ditët dhe javët e ardhshme do të vendosemi në krye të protestave qytetare dhe paqësore për ta ndalur këtë krim që po bëhet ndaj Kosovës dhe popullit tonë’.

Më tej Kurti theksoi se ‘Kosovës i takon Veriu i saj’, dhe sipas tij kjo është mbështetur nga 115 shtete. Gjithashtu kreu i Lëvizjes Vetëvendosje komentoi edhe idenë e bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën.

Albin Kurti, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje: ‘Lugina ka bërë edhe referendum edhe luftë për tu bashkuar me Kosovën, por Thaçi asnjëherë nuk e ngritit çështjen e tyre në Bruksel. Bisedimi me Serbinë pa njohje dhe pranim të krimeve të luftës e forcon faktorin ultranacionalist në Serbi’.

Në fund ai ripërsëriti se ‘ideja për shkëmbim territoresh që po quhet korrigjim kufirit, sjell ndarjen e Kosovës’. Gjithashtu tha se Presidenti Thaçi tani për tani është më i dobët se kurrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here