Sezonet e reja televizive shoqërohen me kalime të personazheve në ekrane të ndryshme.
Pjesë e tyre është edhe moderatorja simpatike, Orinda Huta.
Ajo nuk do të jetë më pjesë e ekranit të Vizion Plus pasi këtë sezon do ta shihni si pjesë e familjes Klan.
Konkretisht në jurinë që do të gjykojë artistët e rinj në festivalin e muzikës së lehtë shqiptare “Kënga Magjike”.
Largimi i Orindës nga Vizion Plus u përfol që në momentin e largimit të bashkëshortit të saj, Turjan Hyskam nga ky ekran.