Dita e djeshme ka qenë dita e startit për shumë emisione televizive, mes tyre dhe Fiks Fare.
Dorian Ramaliu dhe Devis Muka u shfaqën në studio nën ritmet e këngës së reperit kosovar Gjiko, “Si Bugatti”.
Sapo u rehatuan në karrigë, i nxitur nga muzika, Doriani nis të kërcejë me duart e mbështetura anash karriges, ndërsa këmbët lart.
Mirëpo krejt papritur, ai humbet ekuilibrin dhe rrëzohet në tokë. Nuk dihet nëse ky incident ishte i planifikuar më parë, apo krejt rastësor. Kujtojmë se vitin e shkuar moderatorët e nisën emisionin me një puthje në buzë që u komentua gjatë në rrjetet sociale dhe jo vetëm.
“Kur pushteti amortizon karrigen … E nisëm me një këmbë të mbarë se tjetrën e thyem …” – shkruan krahas videos së bërë publike në “Instagram” Dorian Ramaliu.
Ndërsa Devis, e komentoi nga studio si syri i keq i puntatës së parë të emisionit.
©