Elbasan/ Vihet në pranga një shtetas për kontrabandë cigaresh…

0
185

Krimi Ekonomik në Elbasan ka vënë në pranga një shtetas për kontrabandë cigaresh.

I arrestuari është  Hysni Topi,  banues në lagjen “28 Nëntori” të qytetit.

Policia raporton se gjatë kontrollit të banesës,  Topit iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale  404  steka cigare të markave të ndryshme pa pullën fiskale të Ministrisë së Financës.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale,  “Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabantë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here