Kombëtarja shqiptare u përball sot me një sjellje skandaloze nga autoritete shqiptare, ku gjatë nisjes për në Skoci, ju mohua nga Ministria e Jashtmve hyrja në zonën VIP në aeroport.
Pas kësaj ngjarjeje pati reagime të shumta, ndërsa ta edhe kreu i grupit parlamentar i LSI-së petrit Vasili.
Përmes një reagimi në Facebook, Vasili ka sjellë në kujtesë historinë e dy viteve më parë, ku kryeministri Rama shkoi me delegacion shtetëror për të pritur kombëtaren shqiptare në aeroport, pas suksesit në ‘Francë 2016-të’, ndërsa sot i mbyll dyert kombëtares shqiptare.
Ja postimi i Vasilit:
Kryeministri, qe i dilte Kombetares ne pisten e Rinasit, sot i mbyll deren.(ja fotot).
Ne 12 tetor 2015 kur djemte e Kombetares bene historine dhe kualifikuan Shqiperine per ne Europianin e Frances ky kryeministri u jargavitej ne menyre te neveritshme per te rrembyer ndonje kafshite nga suksesi i tyre.
Per kete kryeministrin jargavites ne ate kohe kishte nje “protokoll” tjeter dhe ky zhgarravitej ne pisten e Rinasit mu te shkallet e avionit ne menyre te peshtire.
Sot ky i pagdhendur u mbyll deren djemve fitimtare te Kombetares ne Rinas, pasi s’ka se cfare tu rrembeje.
Me kete protokoll armiqesor te Kryeministrit ndaj Kombetares i bie qe ajo here tjeter me mire te niset nga Prishtina ku trajtimi sigurisht do te jete dinjitoz.
Te nderuar miq ja dhe fotot e 12 tetorit te shkollepakut ne Rinas pas kthimit te Kombetares, qe u kualifikua nga Armenia.