Deputetja e PD Oriola Pampuri permes nje postimi ne facebook ka postuar denoncimin e nje qytetari qe vuan nga hemofilia dhe qe ne QSTU nuk merr mjekimin e nevojshme. Pampuri ka theksuar se e verteta ndaj qytetarit duhet te pervaloje.
Postimi i plotë:
Si gjithnje e verteta dhemb, por kur e verteta eshte ne ndihme te qytetareve ajo duhet te prevaloje. Faktet hedhin poshte cdo iniciative per te baltosur te verteten e te palarat qe u dalin ne shesh nga shendetesia e deshtuar e ketyre 5 viteve. Ja njeri prej pacienteve me hemofili i cili endet ne meshire te fatit, duke kerkuar faktorin, qe nuk mundet t’ia siguroje QSUT. Shpresen e fundit e ka gjetur tek ministrja e cila, eshte e zene me shperndarjen e librave e raste te tilla nuk i vlereson si prioritare. Edhe pse nuk eshte kjo zgjidhje. Zgjidhjen e jep sistemi i cili sot eshte ne dore te koncensionareve korruptive.