Bëhet publik abstrakti i tenderit të Bashkisë së Tiranës me objekt “Blerje ujë i pijshëm për punonjësit e Bashkisë Tiranë për vitin 2018”
Në dokumentin e publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik shkruhet se, që nga muaji shtator, e deri në muajin dhjetor të këtij viti, Bashkia do të shpenzojë 14 milionë lekë (të vjetra) për ujë të pijshëm për punonjësit. Kontraktori i këtij tenderi është operatori ekonomik “Gourmet & Co”.
Në vijim të lajmit të TPZ, sipas një hulumtim në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), për subjektin tregtar Gourmet & Co. rezulton se administrator i kësaj kompanie është Theofan Kazanxhiu, i cili është edhe ortak i saj bashkë me shtetasin tjetër, Elvin Tivari.
Gjithashtu sipas Politiko, shtetasi Elvin Tivari është Drejtor i Departamentit të Shitjeve në UKT (Ujësjellës Kanalizime Tiranë), institucion në varësinë e Bashkisë së kryeqytetit që drejtohet nga Erion Veliaj. Pra, tenderin për blerjen e ujit për punonjësit e Bashkisë, për një periudhë tre mujore, me vlerë 14 milionë lekë që bën vetë Bashkia Tiranë e fiton një prej drejtorëve të Bashkisë Tiranë.
Siç thuhet në këngën e njohur “Tirona” të grupit Ëest Side Story: “Gjithçka mund të ndodhë jetojmë në Tironë”.
Kujtojmë që prej kohësh ka patur ankesa të shumta të banorëve të Tiranës, të cilët mbetën pa ujë të pijshëm për javë me radhë. Ndërsa vetëm 5 përqind e kryeqytetit ka ujë të pijshëm në rubinetat e çezmave.