Studime të shumta janë kryer për të treguar se sa i rrezikshëm është celulari për shëndetin e njeriut. Edhe pse e dimë këtë, vazhdojmë ta mbajmë telefonin në çdo moment të ditës pas vetes, madje edhe gjatë natës duke e vendosur poshtë jastëkut ose shumë pranë kokës. Por mbajtja e telefonit afër gjatë kohës që jemi në gjumë është shumë e rrezikshme.
Një studim i bërë nga Departamenti i Shëndetësisë në Kaliforni tregon se disa prej shqetësimeve shëndetësore lidhen me përdorimin e celularit, duke filluar nga problemet me shëndetin mendor dhe riprodhues, deri në rritjen e rrezikut për zhvillim të kancerit, shkruan “shëndeti”.