Forcat Speciale, FNSH dhe RENEA kanë nisur një operacion mëngjesin e sotëm në fshatin Nikël, për kapjen e personave të dyshuar.
Policia arrestoi shtetasin F.Haka i cili ishte në kërkim nga forcat blu, i cili cilësohej si një person i rrezikshëm.
Pas kontrolleve të tjera të zhvilluara në kuadër të këtij operacioni, policia ka bërë shoqërimin e 6 personave të tjerë, të cilët mendohet se ishin pjesë e grupit të Niklës.
Kontrollet u zhvilluan në banesat e një grupi të quajtur grupi i Niklës, përkatësisht në banesat e Flamur Hakës , Marenglen Hakës, Durim Bamit, Valter Bamit dhe Ylli Cangut.
Mbi 20 mjete të forcave speciale ndodhen në qytetin e Krujës, dhe mësohet se janë vendosur snajper në pikat kyçe të qytetit.
Aksioni në fshatin Nikël është akoma në vazhdim